image Krasniqi: Ditën e Çlirimit ua urojmë themeluesve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht sot nuk janë pranë nesh

Politikë

Krasniqi: Ditën e Çlirimit ua urojmë themeluesve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht sot nuk janë pranë nesh

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi lidhur me 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka uruar themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se themeluesit po mbahen padrejtësisht larg nga vendi.

Ai tha se 23 vjet më parë iu dha fund përgjithmonë robërisë dhe vuajtjeve shekullore të popullit të Kosovës.

Pasardhësi i Hashim Thaçit e Kadri Veselit u shpreh falënderues ndaj NATO-s, ShBA-ve dhe shteteve tjera demokratike.

“Jetësuam bashkë ëndrrën e shumë brezave për shtet e pavarësi. Për Kosovën e lirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj”.

Tutje ai ka shkruar se: “posaçërisht sot, përkulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, të burgosurve, veprimtarëve e intelektualëve shqiptarë, që u angazhuan ditë e natë për këtë ditë”.

“Këto sakrifica shekullore, që po vazhdojnë edhe sot, na rikujtojnë vazhdimisht çmimin e lartë të lirisë dhe obligimin që kemi për ta çmuar e për ta ruajtur atë.

Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!”.

/GazetaSinjali/