image Krasniqi dhe kryetari i Shtimes vizitojnë Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Kosovë

Krasniqi dhe kryetari i Shtimes vizitojnë Thaçin dhe të tjerët në Hagë

news image

Ministri për Administrim i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, i kanë vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë atje në paraburgim.

Aliu, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ish-komandantët e patën vullnetin dhe moralin e lartë “siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën”.

“Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, ka shkruar Aliu në Facebook.

/GazetaSinjali/