image Krasniqi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Drejtësi

Krasniqi deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

news image

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore ku po paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai është shprehur se nuk ndihet fajtor dhe nuk mban përgjegjësi për veprat që përmenden në aktakuzë.

“Fillimisht nuk kam dëshiruar të kem avokat, por me insistimin e familjes dhe shokëve kam pranuar që të kem avokatin mbrojtës, përndryshe jam i bindur se nuk më duhet avokati. Unë edhe më herët e thash dhe po e them që nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet aty. Unë deklarohem jofajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/