image Krasniqi: Ëndrra ime është të boksoj në stadiumin "Fadil Vokrri"

Sporte Luftarake

Krasniqi: Ëndrra ime është të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri”

news image

Kampioni botëror i boksit në kategorinë e tij, Robin Haxhi Krasniqi, në pyetjen se cila është ëndrra e tij si boksier, ka thënë që një ditë të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton Sinjali Sportiv.

Krasniqi ka bërë të ditur se ka kontratë për revansh, ndërsa i pyetur për gjendjen e gjermanit që e mposhti të dielën e kaluar, Dominic Boesel, Krasniqi tha se atij i nevojiten gjashtë muaj për shërim.

Ai është shprehur se e gjithë kjo ka qenë një rrugë e mundimshme, por që ka pasur vlerë. /Sinjali Sportiv/