Me nëntë vota për dhe dy kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për zgjedhjet në Podujevë, fushata të zgjasë vetëm pesë ditë, nga 23 deri më 27 nëntor.
Ndryshe nga Podujeva, për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut është caktuar që fushata zgjedhore të zgjasë dy javë, 12-27 nëntor.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pesë ditët fushatë për Podujevën, duhet të shërbejnë për votuesit e rinj, ata që kanë mbushur 18 vjet pas datës 15 mars 2020.
Zgjedhjet për kryetar të komunës në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor./ Gazeta Sinjali/