image KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash - Sinjali

KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet për kryetar të komunës së Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur përmes zëdhënësit të KQZ-së për media, Valmir Elezi.

Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

Për kryetar të Dragashit, në balotazh kanë garuar Bexhet Xheladini i LDK-së dhe Shaban Shabani i PDK-së, mirëpo votat me postë shkuan në rinumërim pas ankesës së PDK-së.

Pas numërimit të votave me postë, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka marrë 470 vota, dukshëm më shumë se kandidati i PDK-së Shaban Shabani. Ky i fundit ka marrë 173 vota.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin