image KQZ: Rezultatet do të fillojnë të dalin në uebfaqe

KQZ: Rezultatet do të fillojnë të dalin në uebfaqe

news image

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 kanë votuar 43% ose 770 mijë e 171 votues, shkruan Gazeta Sinjali.

Ju njoftojmë se ka përfunduar procesi i votimit në Republikën e Kosovës. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur.  Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga mbi 95% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar gjatë ditës së sotme është rreth 43% apo 770 mijë e 171 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishin votuar 822 mijë e 484 votues apo 43.50% e votuesve”, ka thënë Kreshnik Radoniqi në konferencën e KQZ-së.

Ai ka thënë se rezultatet do të fillojnë të dalin pas pak edhe në uebfaqen e KQZ-së.

Të dhënat e detajuara të pjesëmarrjes në zgjedhje për secilën komunë janë në linkun e KQZ-së: zgjedhjet2021.org. Gjithashtu, ju njoftojmë se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit duhet t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet.  E shfrytëzoj rastin që në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që morën pjesë në votime”, ka thënë ai.

Radoniqi ka shtuar se lidhur me kohën e saktë të konferencës së radhës ku do të publikojmë rezultatet preliminare do të njoftoheni me kohë nga Zëdhënësi i KQZ-së. /GazetaSinjali/