Sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u tha se afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është data 30 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje u tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.
Gjithashtu, në mbledhjen e KQZ-së është miratuar edhe regjistrimi i partisë politike ‘Partia Demokratike e Diasporës’.
Ndërsa është shtyrë në mbledhjen e radhës shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021. /Gazeta Sinjali/