image KQZ vendos se kur do të përsëritet votimi me postë për komunën e Dragashit

KQZ vendos se kur do të përsëritet votimi me postë për komunën e Dragashit

news image

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme, që procesi i votimit nga jashtë Kosovës për komunën e Dragashit të përsëritet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datat se kur do të bëhet kjo.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”,  tha Elezi .

Sipas tij numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090. /GazetaSinjali/