image KPM u bën thirrje institucioneve të krijojnë kushte më të mira për gazetarët

Kosovë

Komunikatë/ KPM u bën thirrje institucioneve të krijojnë kushte më të mira për gazetarët

news image

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me rastin e Ditës botërore e lirisë së shtypit, inkurajon mediat të kryejnë punën e tyre sipas standardeve profesionale, duke informuar drejt publikun kosovar. Po ashtu, KPM iu bën thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte sa më të favorshme për gazetarët, përfshirë ruajtjen e pavarësisë së tyre, krijimin e ambientit sa më të sigurt medial si dhe të ofrojnë mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Në një komunikatë për media thuhet se pluralizmi medial, liria e shprehjes si dhe mediat e lira janë parakusht themelor për një shoqëri demokratike dhe shtet demokratik, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim shoqëror, politik dhe ekonomik.

“Shënimi i Ditës Botërore të Lirisë së shtypit le të shërbejë si ditë për të gjitha institucione për të shprehur mbështetje të plotë për gazetarët dhe mediat në përgjithësi, që të vazhdojnë të sigurojnë informim të drejtë të publikut, të besueshëm dhe cilësor, veçanërisht në kohën e vështirë në të cilën është duke kaluar vendi ynë si rezultat i pandemisë me COVID-19”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/