image KPM shton aktivitetet monitoruese mbi zhvillimet, pas kërkesës së Kica-Xhelilit

Kosovë

KPM shton aktivitetet monitoruese mbi zhvillimet, pas kërkesës së Kica-Xhelilit

news image

Komisioni i Pavarur i Mediave i ka shtuar aktivitetet monitoruese ndaj mediave pas kërkesës së deputetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

“Institucioneve tona duhet t’ia shfaqim respektin po aq sa kritikat, kur dhe ku duhet, dhe t’ia respektojmë pavarësinë që insistojmë ta kenë. Në rastin konkret, mirëpres këtë gatishmëri për reagim! Pres që publiku të njoftohet për çdo dezinformatë që mund ta cenojë sigurinë dhe rendin publik”, tha ajo.

Ndërkaq Komisioni iu ka bërë thirrje mediave që të kenë kujdes me materialet e transmetuar dhe që ato të jenë në pajtim me kodin etik, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe saktë rreth situatës politike dhe të sigurisë.

Kica-Xhelili pati kërkuar nga KPM-ja intensifikimin e monitorimit të mediave kundër dezinformimit.

“Sipas Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele 2016/03, OSHMA-të janë të obliguara që gjatë raportimit të kenë kujdes që materialet e transmetuara të janë në pajtim me kodin etik, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe saktë rreth situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovë”, thuhet në reagimin e KPM-së.

???? Në më pak se 24 orë nga kërkesa ime publike karshi KPM për intensifikimin e monitorimit të mediave kundër…

Posted by Doarsa Kica Xhelili on Monday, November 7, 2022

/GazetaSinjali/