image KPK merr masa pas tërheqjes së Ambasadës Amerikane

Drejtësi

KPK merr masa pas tërheqjes së Ambasadës Amerikane

news image

Më kërkesë të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, është mbajtur takimi i 187-të i jashtëzakonshëm, i mbyllur, i KPK-së.

Pikë e vetme e rendit të ditës e këtij takimi ishte diskutimi lidhur me reagimin e Ambasadës Amerikane.

Në komunikatën nga KPK-ja thuhet se Këshilli ka marrë dhe e ka pranuar me shqetësim reagimin e Ambasadës Amerikane lidhur me procesin e zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të Këshillit dhe kryeprokurorëve.

Andaj, pas diskutimeve, anëtarët e KPK-së kanë dal me përfundimet si në vijim:

1. Obligohen të gjithë eproret që në rast se informohen për ndonjë ndikim të papërshtatshëm gjatë proceseve të zgjedhjes së anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorëve ta raportojnë të njëjtin, po ashtu ndalohet çfarëdo ndikimi nga eproret gjatë proceseve të cekura me lartë;

2. Të rregullohet me ligj, nga institucionet kompetente, procedura në atë mënyrë që anëtarët prokurorë të KPK-së të mos kenë të drejtë të aplikojnë për kryeprokurorë gjatë mandatit të anëtarit të Këshillit, dhe anasjelltas;

3. Anëtarët prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorët do të zgjedhën në bazë të meritokracisë;

4. Kushdo që do të ndikojë në proceset e vlerësimit dhe votimit për anëtarë prokurorë të KPK-së dhe kryeprokurorë mund të rezultojë me largim nga gara dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj tyre;

5. I rekomandohet Ministrisë së Drejtësisë që në afat sa më të shpejtë të ndërmarr veprime drejt ndryshimeve ligjore ku përcaktohen rregulla strikte për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të KPK-së dhe emërimin e kryeprokurorëve. /Gazeta Sinjali/