image KPK-ja i reagon Sallahut: Pretendimet e paraqitura në konferencë, tendencë për denigrimin e institucionit

Kosovë

KPK-ja i reagon Sallahut: Pretendimet e paraqitura në konferencë, tendencë për denigrimin e institucionit

news image

Këshilli Prokurorial i Kosovës është shprehur se konferenca e sotme, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, është në vazhdën e përpjekjeve për të denigruar institucionin e pavarur kushtetues, në këtë rast Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes një sqarimi për media ky Këshill njofton opinionin publik se nuk ka bërë asnjëherë pagesa të ekspertëve mjekoligjorë në mënyrë të kundërligjshme, ashtu siç është thënë sot në një konferencë për media nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Të gjitha pretendimet e paraqitura nga Zëvendësministri i Drejtësisë ndaj Këshillit Prokurorial janë të pabaza dhe shpërfaqin mosnjohuri të thella profesionale me tendencën e vetme për të denigruar dhe goditur institucionin e pavarur kushtetues, Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje në njoftim ata kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që për mosrealizimin e obligimeve të veta legjislative të mos ia hedhin fajin KPK-së.

/Gazeta Sinjali/