image Molliqaj: Blerim Sallahu ka kërkuar nga një prokuror të akuzohet dikush për rastin Dehari, reagoi Prokuroria

Politikë

Molliqaj: Blerim Sallahu ka kërkuar nga një prokuror të akuzohet dikush për rastin Dehari, reagoi Prokuroria

news image

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili sapo u lirua nga paraburgimi pasi u arrestua pardje, ka thënë se zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka takuar një prokuror, nga i cili ka kërkuar të akuzohet një person për Rastin Dehari.

Si rezultat i këtij takimi, Molliqaj tha se Prokuroria ka dërguar qarkore që urdhëron çdo zyrtar të njoftojë nëse takohet me zyrtarë qeveritarë.

“Kjo qeveri ka thënë kemi me ju bë xhipa dhe truproje prokurorëve, ky është premtimi bazë. Çka po u thonë tash? Bëhuni me mua ose ua bëj vetingun. Për herë të parë kemi një konflikt në mes prokurorisë dhe gjykatave me qeverinë. Prokuroria ka çuar qarkore që kushdo që takohet nga prokuroria me zyrtarët qeveritarë, me u njoftu”, është shprehur Molliqaj.

“E dini pse ka ardhë kjo? Sepse zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka takuar një prokuror që i ka kërkuar me akuzu dikënd për Rastin Dehari. E mandej është dërguar qajo qarkore ku duhet njoftuar Prokuroria nëse prokurorët takohen me zyrtarët qeveritarë”, ka thënë Molliqaj në T7.

Tutje, Molliqaj tha se Qeveria Kurti në vend se t’u bëjë truproja prokurorëve siç pati premtuar kryeministri në fushatë, sot “po i shantazhon duke ua përmendur vettingun”.

“Në vend së të bëhen truprojat, qeveria po ua tregon shantazhin. Në vend se qytetarëve me ua liru rrymën siç ka thënë, rryma po u paguhet oligarëve”, ka shtuar Molliqaj./GazetaSinjali/