Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të ri të kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë së re.
Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska
Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski
Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska
Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska
Ministër i Bujqësisë – Lupço Nikollovski
Nesër kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar, raporton AlsatM.
Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 janar kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën.