image Kovaçevski: Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur - Sinjali

Kovaçevski: Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thotë se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet Ballkani i Hapur.

Këtë deklaratë e dha ai në konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Falënderim të madh për të gjithë pjesëmarrësit, idetë dhe diskutimet e dhëna gjatë këtij samiti. Kemi mesazhe të qarta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe mbështetja e tyre është e drejtpërdrejt“, deklaroi Kovaçevski.

Ai tutje vazhdoi duke theksuar se “Ballkani i Hapur” ka rezultate konkrete dhe shtetet e rajonit duhet të jenë pjesë e kësaj nisme. Do të ketë përfitime për qytetarët dhe lehtësira për transportet“.

“Ballkani Perëndimor le të bëhet Ballkani i Hapur” tha Kovaçevski.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: