image Daçiq mërzitet dhe ikën, refuzon foton me Gërvallën - dalin detaje nga mbledhja e ministrave në Tiranë

Politikë

Daçiq mërzitet dhe ikën, refuzon foton me Gërvallën – dalin detaje nga mbledhja e ministrave në Tiranë

news image

Ivica Daçiq u bë protagonist i ministerialit të mbajtur këtë të premte në Tiranë. Ai u prit nga ministri shqiptar Igli Hasani, por nuk pranoi që bashkë me homologët e tij të bënte foton familjare.

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe të rajonit e pritën disa minuta, por ai nuk erdhi, as pas ndërhyrjes së kryediplomates gjermane. Ai nuk pranoi të fotografohej pranë flamurit të Kosovës.

Gjatë punimeve të ministërialit, Daçiç doli për të marrë ajër dhe për të shijuar cigaren në gjelbërimin e Pallatit të Brigadave.

Diplomati serb nuk foli për mediat, dhe pas një takimi të tensionuar me homologen gjermane, braktisi edhe drekën zyrtare të shtuar. Brukseli, Gjermani dhe Tirana, konfirmuan qëndrimin kundër Serbisë.

Para se të niste takimi, siç raporotn ABCnews, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se ajo që ndodhi në veri të Kosovës është një situatë që mund ta dëmtojë Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të frenojë dhe të tërheqë ushtrinë siç Amerika i ka kërkuar nga veriu i Kosovës, njëkohësisht bëri thirrje që të shtohen misioni i KFOR.

Kjo deklaratë ka sjellë një takim të menjëhershëm të ministres gjermane dhe ministrit të jashtëm të Serbisë, takimi i cili nuk raportohet të ketë qenë me tone të qeta.

Siç është komunikuar në burime jo zyrtare ka pasur tone të larta për shkak të deklaratës së ministres gjermane, e cila vuri theksin te Serbia si shkaktare për të prishur këtë forum të madh.

Takimi është ndërprerë kur ministrja gjermane ka shkuar për të bërë fotografinë zyrtare, Daçiç nuk ka pranuar. Pas fotos, ministrja gjermane është rikthyer sërish në një takim me Daçiç, gjithsesi në vijim të samitit, parashikohet edhe një takim i Gërvallës me diplomaten gjermane.

Apeli i unifikuar erdhi edhe për domosdoshmërinë e vijimit të dialogut, por ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e mbylli derën, të paktën përkohësisht.

/GazetaSinjali/