Kourtney Kardashian u kthye prapë në krahët e Scott Disick, dyshimet nisën se ata do të bëheshin prindër për të katërtën herë.
E tëra filloi nga një video e Keeping Up With The Kardashians, në të cilën Kim Kardashian dëgjohej teksa pyeste: “Scott, përshembull. Do bëheni me fëmijë të katërt? E keni seriozisht?”.
Ndërsa një tjetër zë pyeste “Je shtatzënë?”, ndërkohë që kamera fokusonte fytyrën e Kourtney-t, të cilës i ngriu buzëqeshja dhe nuk dha asnjë përgjigje.
Mirëpo duket se e gjithë ka qenë thjeshtë muhabet, pasiqë nuk ka asgjë të vërtetë.
TMZ ka mësuar nga burime shumë të afërta pranë Kourtney-t se ajo nuk është sërish shtatzënë dhe se është shumë e lumtur si nënë e 3 fëmijëve. Për sa i përket skenës në KUWTK është zbuluar se fjalët janë nxjerrë nga konteksti dhe prandaj të gjithë menduan se vajza e familjes Kardashian ishte shtatzënë për herë të katërt.
Gjithashtu burime pranë Kourtney-t dhe Scott kanë thënë se ata nuk janë çift, por thjesht dy miq të mirë të njëri-tjetrit. /Gazeta Sinjali/