image Dhunë mes motrave Kardashian, Kim godet në fytyrë Kourtneyn

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dhunë mes motrave Kardashian, Kim godet në fytyrë Kourtneyn

news image

Motrat e famshme Kardashian po vazhdojnë dramën për të rrëmbyer sa më shumë vëmendjen e publikut.

Kim Kardashian duket se e ka vërtetuar se ende ka probleme me motrën e madhe, Kourtney, në trajlerin dramatik për sezonin e 18-të të KUWTK, shkruan TheSun.

Tensionet mes motrave duket se u përshkallëzuan, pasi Kim u kthye ashpër kundër Kourtneyt në videon paralajmëruese të sapopublikuar.

Khloe po debatonte ashpër me Kourtneyn në kuzhinë, duke iu drejtuar Kourtneyt me “Pse duhet të kesh një qëndrim?”.

Kourtney përgjigjet: “Vetëm mos e përfshij veten në një biznes që nuk është i joti”.

Kurse, në videon tjetër, debate mes motrave eskaloi deri në pikën kur Kim godet në fytyrë Kourtneyn.

Kim dëgjohet duke thënë “Ti nuk ke çfarë të thuash”.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme e familjes së famshme është dokumentuar shumë në reality-shoun./GazetaSinjali/