image KOSTT: Mbulimi i humbjeve të veriut e ka sjellë kompaninë në prag të falimentimit

Kosovë

KOSTT: Mbulimi i humbjeve të veriut e ka sjellë kompaninë në prag të falimentimit

news image

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka thënë se detyrimi i vendosur nga ZRrE që të mbulohen humbjet në pjesën e veriut e ka sjellë këtë kompani në buzë të falimentimit.

Detyrimi i vendosur nga ZRrE përmes Licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës duke mos përfshirë të hyrat për koston e kësaj energjie e ka sjellë KOSTT-in në prag të falimentimit“, thuhet në koment.

Sipas KOST-it, gjatë vitit 2021 kjo kompani ka humbur mbi 40 milionë euro për rrymën në veri të Kosovës.

Kostoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 40,849,659 euro. Nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,673,462 milionë euro, pjesa tjetër prej 33,176,197 euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës. Si rrjedhojë, Bilanci i Suksesit të kompanisë me 31 dhjetor 2021, paraqitet negativ, pra me humbje rreth 25 milionë euro. Të gjitha parashikimet financiare për vitin 2022 me skenarët ku obligimi i mbulimit të humbjeve në pjesën veriore i mbetet KOSTT pa të hyra për këtë kosto, e sjellin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të vitit 2022”, thuhet në komentin e KOSTT-it për propozimin e ZRRE-së.

/GazetaSinjali/