image Kosovës i miratohet aplikimi nga WBIF për grante investive me vlerë mbi 55 milionë, për dy projektet energjetike

Financa

Kosovës i miratohet aplikimi nga WBIF për grante investive me vlerë mbi 55 milionë, për dy projektet energjetike

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.

Ministri Murati ka konfirmuar se Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare, dhe atë për Parkun Solar të KEK.

“Edhe marrëveshjet financiare do t’i nënshkruajmë në ditët në vijim, dhe kështu u hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/