image Kosovë-Spanjë 0:2, Kosova pati raste të shumta

Futboll

Kosovë-Spanjë 0:2, Kosova pati raste të shumta

news image

Në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilliar takimi mes Kosovës e Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur Pablo Fornals shënoi golin e parë, shkruan Sinjali.

Mirëpo Spanja nuk u mjaftua me një gol. Ferran Torres shënoi edhe një gol, me të cilin e rriti epërsinë ndaj Kosovës.

Goli u shënua në minutën e 88-të. Gjatë këtij takimi, Kosova është treguar luftarake dhe insistuese, mirëpo pas shumë tentimeve nuk arriti të shënojë as edhe një gol.

Kjo është hera e dytë që Kosova ballafaqohet me Spanjën. Në ndeshjen e kaluar, Kosova humbi me rezultat 3:1. /GazetaSinjaliSporti/