image Kosovë: Për tre muaj, 580 mijë persona udhëtuan me aeroplan - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15472

Të shëruar

13278

Të vdekur

622

Kosovë: Për tre muaj, 580 mijë persona udhëtuan me aeroplan

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit TM – 2/2019”,  me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin për tremujorin e dytë, transmeton Sinjali.

Të dhënat tregojnë se këtë vit është rritur numri i njerëzve që kanë udhëtuar me aeroplan, rrjedhimisht edhe numri i fluturimeve.

“Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019, kemi pasur 2173 fluturime  apo 11.03% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 580 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 2 2018) kemi rritje për 11.24%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

E kundërta ka ndodhur sa numrit të udhëtarëve që kanë përdorur trenin sim jet udhëtimi. Numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin për muajt prill-qershor 2019, është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të  kaluar, numri i udhëtarëve është zvogëluar  për 19.3%.

Kurse transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë  të vitit 2019 është 153 mijë ton, dhe krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të  kaluar, ka shënuar rritje  për  58.7%./Sinjali/


Shpërndaje artikullin