image Afër 2 për qind e të infektuarve me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë

Shëndetësi

Afër 2 për qind e të infektuarve me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë

news image

Përderisa në Wuhan të Kinës virusi COVID-19 u shfaq në nëntor të 2019-s, në Kosovë rastet e para u shfaqën më 13 mars të vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Si rrjedhojë, i gjithë vendi u mbyll në karantinë, mirëpo edhe pas një viti e gjysmë kjo pandemi nuk u largua.

Prej asaj date, në Kosovë 160,193 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa prej tyre vdiqën 2,961 persona. E nëse kthehet në përqindje, i bie 1,84 për qind e të infektuarve kanë ndërruar jetë.

Vetëm në 24 orët e fundit, dy persona kanë vdekur dhe 23  kanë rezultuar pozitiv, raporton Sinjali.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154,995.

/GazetaSinjali/