Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 786 raste aktive me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit, numri total i të shëruarve është mbi 156 mijë e numri i të vdekurve është 2,973.
Mirëpo, është rritur numri i personave që kanë marrë vaksinën antiCOVID. Mbi 6 mijë doza janë dhënë në 24 orët e fundit ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar afër 660 mijë qytetarë.
Ndërsa, veç në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste pozitive dhe nuk ka vdekur asnjë person.