image Kosovarja që tentoi ta vrasë bashkëshortin me helm dhe kabllo dënohet me 14 vite burgim në Zvicër

Diasporë

Kosovarja që tentoi ta vrasë bashkëshortin me helm dhe kabllo dënohet me 14 vite burgim në Zvicër

news image

Gruaja 55-vjeçare me origjinë nga Kosova, është shpallur fajtore të martën nga Gjykata e Lartë Kantonale e Cyrihut, pasi e njëjta kishte tentuar ta vras bashkëshortin e saj në fillim të vitit 2018.

Të akuzuarës, e cila kishte tentuar ta helmonte burrin e saj, por pasi kjo nuk funksionoi, ajo kishte provuar ta mbyste atë edhe me një kabllo, iu shqiptua një dënim prej 14 vitesh burgim, një dënim me kusht me para prej 130 njësish ditore prej 10 franga zvicerane dhe një gjobë prej 1000 CHF. Po ashtu ajo dëbohet për 12 vjet nga Zvicra.

Ndalimi i hyrjes në Zvicër është futur në sistemin e informacionit Shengen dhe në këtë mënyrë ai vlen për të gjithë zonën Shengen.

Gjykata e Lartë e ka dënuar edhe bashkëshortin 50-vjeçar  me pesë muaj burg, ndër të tjera, për mashtrim, shkruan sda.ch.

Ai, në të dhënat për zyrën e mirëqenies sociale nuk kishte deklaruar pasurinë e paluajtshme që kishte në Kosovë. Megjithatë, ai u lirua nga akuzat kryesore për përdhunim dhe sulm seksual. Gjykatës i mungonin prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë nuk është ende i plotfuqishëm kështu që mund të bartet në Gjykatën Federale.

Prokurori kishte kërkuar 16 vite burg për gruan. Për burrin kishte kërkuar një dënim me katër vjet burg për përdhunim, sulm seksual dhe vepra të tjera. Avokatët e të dy palëve në proces kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Shkalla e parë, për shkak të mungesës së provave, e kishte liruar burrin nga akuzat për përdhunim dhe detyrim . Ai qe dënuar vetëm me gjobë, për mashtrim.

Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, është shprehur kryetari i trupit gjykues në aktgjykimin gojor.

Megjithatë, as burri ndoshta nuk është “engjëll” i pafajshëm siç paraqitej, transmeton albinfo.ch.

Nuk mund të përjashtohet që të ketë pasur dhunë në martesë. Megjithatë “nuk ka asnjë provë absolute”, ka thënë kryetari.

/GazetaSinjali/