image Kosovarja në Francë gjendet e therur me thikë në shtratin e saj

Tragjike/ Kosovarja në Francë gjendet e therur me thikë në shtratin e saj

news image

Një 58 vjeçare me origjinë kosovare është gjetur e vdekur në shtratin e saj, mëngjesin e sotëm. Ajo banonte në Adoma, në rrethin e Strasburg në Neudorf. Burri i saj e ka njoftuar policinë duke sqaruar se e ka gjetur gruan e vdekur pasi kishte ardhur nga puna.

Sipas një burimi të afërt me hetimin: “Trupi ishte goditur shumë herë me thikë dhe kishte shumë gjak”, por është autopsia do të përcaktojë se si ka ardhur deri te vdekja.

Policia po heton rastin, më vonë pritet të publikohen shkaqet e vdekjes së kësaj gruaje e lindur në vitin 1961./Gazeta Sinjali/