image Kosovarja e mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngriten në këmbë dhe e duartrokasin

Muzikë

Kosovarja e mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngriten në këmbë dhe e duartrokasin

news image

Kosovarja, Argjenda Aliu ka arritur të mahnit anëtarët e jurisë në “The Voice of Finland.

Gjatë interpretimit të këngës, Aliu bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget e tyre dhe të jenë të habitur me zërin e mrekullueshëm të saj. Ajo interpretoi mahnitshëm këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson.

Pas përfundimit të këngës, Aliu bëri që të gjithë të ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren.

Gjithashtu, për interpretimin e saj ka reaguar edhe mësuesja, Teuta Kurti, e cila ka thënë se është shumë e lumtur për arritjen.

“E lumtur e lumtur e lumtur  Argjenda bëre që të kthehen të gjithë pjestarët e jurisë, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Të dua“, ka shkruar Kurti. /GazetaSinjali/