image Kosovarja aksidentohet në Zvicër, godet pemën në skaj të rrugës

Botë

Policia/ Kosovarja aksidentohet në Zvicër, godet pemën në skaj të rrugës

news image

Në mëngjesin e sotëm në Zvicër, saktësisht në rrugën nga Scherz drejt Lupfig, një kosovare e moshës 21 vjeçare është aksidentuar me veturën e saj të llojit ‘BMW’.

Siç raporton ‘Blick.ch’, kosovarja kishte tentuar që të parakalonte një veturë, por kur e kishte parë se një veturë tjetër po vinte drejt saj, 21 vjeçarja kishte dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ende nuk dihet sa serioze kanë qenë lëndimet e saj.

Dëmi ndaj veturës llogaritet rreth 15 mijë franga.

Mësohet se policia ia ka konfiskuar lejen e vozitjes, të paktën deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Gazeta Sinjali/