image Kosovari sulmon një 43 vjeçare në Mynih të Gjermanisë

Kosovë

Siguri/ Kosovari sulmon një 43 vjeçare në Mynih të Gjermanisë

news image

Një kosovar 16 vjeçar së bashku me një grek dhe një irakian kanë sulmuar fizikisht një grua 43 vjeçare në një stacion treni në Mynih të Gjermanisë.

Siç raporton ‘bayernjetzt.com’, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit rreth orës 8:15, ndërkohë një polic kishte qëlluar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Hetimet tashmë janë duke vazhduar, ndërkohë tre të rinjtë janë duke u hetuar për lëndime të rënda trupore.

Siç raportojnë mediat gjermane gruaja 43-vjeçare ishte sulmuar me shqelma edhe pasi ishte rrëzuar përtokë nga 3 të rinjtë.

Gruaja është ankuar për dhimbje të gjoksit pas goditjeve që kishte marrë, ndërkohë ishte transferuar me urgjencë drejt spitalit. /Gazeta Sinjali/