image Kosovari që po kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Morinë

Kosovë

Kosovari që po kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Morinë

news image

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar kosovarin, N.B., 35 vjeçar, banues në Viranc të Kosovës, ndaj të cilit kishte urdhër ndërkombëtar për arrestim, nga Gjermania.

Me qëllim ekstradimi në shtetin gjerman, arrestimi i tij u krye në bashkëpunim me njësitet e Interpolit të Tiranës.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë kufitare kanë arritur që ta identifikojnë menjëherë të dyshuarin, në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Morinë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957” përfundon njoftimi i Policisë së Shqipërisë/ Gazeta Sinjali /