image Kosovari që fitoi ulëse në Kantonin e Fribourgut: Falë shqiptarëve jam bërë pjesë e ekzekutivit

Diasporë

Kosovari që fitoi ulëse në Kantonin e Fribourgut: Falë shqiptarëve jam bërë pjesë e ekzekutivit

news image

Politikani shqiptar, Burim Ramaj, është zgjedhur anëtar në kryesinë komunale në Kantonin Fribourg të Zvicrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ramaj është shprehur se ai është bërë pjesë e këtij ekzekutivi falë votave të shqiptarëve që janë atje.

“Kjo është një gjë që nuk ka ndodhur shumë herë në Zvicër, unë jam pjesë e ekzekutivit në këtë kanton. Pjesë e kryesisë komunale jam bërë përmes votave të bashkombasëve të mijë që jetojnë në këtë shtet”, tha ndër të tjera ai në Klan Kosova.

Po ashtu, Ramaj shtoi se do të përkushtohet që të punojë për interesat e shqiptarëve që banojnë atje.

“Unë do t’i përfaqësoj në mënyrë direkte interesat e shqiptarëve. Pos kësaj do të jem person kontaktues për të gjithë dhe i besueshëm për të gjithë njerëzit që më kanë votuar. Angazhimi im do të jetë në nivelin e integrimit dhe kultivimit të të drejtave të shqiptarëve”, ka shtuar Ramaj./Gazeta Sinjali/