Një shtetas i Kosovës, i cili më 20 maj të vitit të kaluar ka shkaktuar një aksident trafiku me veturën e tij të tipit Ferrari në Zvicër, është dënuar nga Gjykata e Dietkonit me 43 muaj burgim.
Sipas medieve zvicerane, 23-vjeçari kosovar kishte vozitur më shumë se 200 kilometra dhe më pas nuk kishte arritur që të frenonte.
Ai u dënua me burg, por i shpëtoi dëbimit.
Ngjarja kishte ndodhur derisa ai po tejkalonte një BMW 2 Competition, por rruga nga dy korsi u kthye në një dhe erdhi te dalja nga rruga. Ndërkohë, shoferi i BMË-së ka shpëtuar me gjobë dhe atë me kusht.