image Pasi ra viktimë e mashtrimit dhe humbi 10 mijë euro, finlandezja e raporton kosovarin në Polici

Siguri

Pasi ra viktimë e mashtrimit dhe humbi 10 mijë euro, finlandezja e raporton kosovarin në Polici

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, rast ky i cili kishte shkelur ligjin e dy shteteve, të Kosovës dhe atij të Gjermanisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari kishte mashtruar viktimën femër shtetase finlandeze duke marrë nga ajo 10 mijë euro, me arsyetimin se do t’i ndihmont për t’i kthyer 190 mijë euro që viktima i kishte investuar në një portal.

Mirëpo, sipas viktimës, pasi që ajo ia dha të dyshuarit 10 mijë euro për t’i ndihmuar, ky i fundit kishte kërkuar nga viktima edhe 5 mijë euro të tjera me të njëjtin arsyetim.

Policia bën të ditur për media se i dyshuari është dërguar në mbajtje, për dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. /GazetaSinjali/