Kosovari Bekim Jashari bashkë me djalin e tij Norikun, kanë fituar Medaljen e Artë në Panairin Ndërkombëtar të Novi Sadit i 88-i me radhë në garën ndërkombëtare për kualitet të Mjaltit.
Për këtë vlerësim maksimal, ka shkruar në Facebook vetë Bekim Jashari, i cili tha se në këtë garë morën edhe titullin kampion në kualitete për vitin 2021.
Kjo fitore, Jashari tha se “i dedikohet kujdestarit që më së shumti kujdeset për bletishte, e ky është babai im, Feriz Jashari”