Një burrë 32 vjeçar nga Kosova dyshohet të ketë vrarë ish-partneren e tij për arsye ende të panjohura.
Siç raportojnë mediat atje, policia e gjeti trupin e pajetë të 33 vjeçares nga Landau, në ulësen e pasgjerit në veturë, gjatë një kontrolli rutinë afër Minfeldit (rajoni Germersheim) të shtunën pasdite.
Sipas policisë së Rheinpfalzit, kosovari kishte një armë në dorë, të cilën e hoshi jashtë veturës. Ai u arrestua menjëherë nën dyshimin për vrasje dhe u dërgua në mbajtje.
Komisioni për vrasje është duke e hetuar rastin. Motivi dhe vendi i krimit nuk janë zbuluar ende./Gazeta Sinjali/