image Kosovari dhe 23-vjeçarja përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë së saj në Gjermani

Diasporë

Kosovari dhe 23-vjeçarja përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë së saj në Gjermani

news image

23-vjeçares gjermano-irakiane së akuzuar për vrasje, i është ngritur aktakuza pasi dyshohet se kërkoi një vajzë të ngjashme me veten në Instagram dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.

Gruaja, e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, Gjermani.

Disa anëtarë të familjes së saj madje kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane.

Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, raportoi Guardian.

Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10,000 euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5,000 euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen.

Një 24-vjeçar kosovar, i quajtur Sheqir K, i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq.

Sheqir K akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t’i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën. Sheqir K e mohon akuzën.

Shahraban Kh-B dhe Sheqir K të dy do të dalin në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje për vrasje. Të dy mohojnë akuzat për vrasje.

Viktima kishte pranuar një kërkesë nga Shahraban K, e cila i kishte shkruar në Instagram duke i ofruar trajtim falas në një studio kozmetike.

Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një veturë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga vetura Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”.

Prokuroria ka deklaruar se trupi i viktimës është shpërfytyruar tërësisht.

Dy të akuzuarit më pas e parkuan veturën në një rrugë afër shtëpisë së Shahrabanit, ku prindërit e gjetën dhe menduan se ishte vajza e tyre.

Ata përballen me dënime të përjetshme nëse shpallen fajtorë.