Një person nga Gjilani me inicialet E.A., 21-vjeç është therur me thikë në Cyrih të Zvicrës mëngjesin e së dielës.
Sipas asaj që raporton albinfo, 21-vjeçari është therur nga një afrikan i moshës 23-vjeçar. Dyshohet se therje ka marrë afër zemrës dhe në barkë.
Ai është dërguar në klinikën e Cyrihut për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërhyrja kirurgjikale e të riut me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.
Therja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve./Gazeta Sinjali/