image Edhe Zinedine Zidane pëson nga hajnat shqiptarë në Spanjë

Futboll

Policia/ Edhe Zinedine Zidane pëson nga hajnat shqiptarë në Spanjë

news image

Policia e Spanjës, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL-in, ka arritur t’i arrestojë katër shqiptarë, pjesë e një bande, të cilët vidhnin banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Policia ka arritur t’i prangosë katër shqiptarë dhe një spanjoll. Shqiptarët kishin arritur ta vidhnin edhe një medalje të dhënë për një lojtar të Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitit 2016, pas finales kundër Real Madridit.

Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga emrat e njohur të futbollit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve.

Kontrolli i Policisë në banesën ku qëndronte banda ka zbuluar sirtare të mbushura plot me bizhuteri ari, por edhe veshje dhe këpucë të shtrenjta, siç janë edhe një palë ‘Versace’.

Makina luksoze dhe sasi e konsiderueshme parashë janë sekuestruar gjithashtu nga Policia në operacionin e 16 tetorit. /Gazeta Sinjali/