Fillimi i këtij viti Kosovën e ka karakterizuar me rritje të borxheve në sektorin mikrofinanciar, ku mesatarja e madhësisë së kredive është rritur në 2 mijë e 143 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Në sektorin mikrofinanciar hynë të gjitha institucionet financiare jo-bankare të cilat japin kredi me shuma jo të mëdha. Në mesin e tyre ishin edhe dy insitutcionet mikrofinanciare IuteCredit dhe Monego.
“Deri në muajin janar janë aktiv më shumë se 88 mijë huamarrës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Agjencisë së Insititutcioneve Mikrofinanciare të Kosovës për Gazetën Sinjali.
Derisa, deri tani janë shpërndarë më shumë se 2 mijë e 232 kredi, të cilat kapin vlerën mbi 14.6 milionë euro.
Sipas Agjencionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, deri tani buxheti i kredive aktive është 189 milionë euro.
Banka Qendrore e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që t’i mbyllë dy institucione mikrofinanciare, Iute Credit dhe Monego që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.
Ky vendim kishte ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kishin shkelur vazhdimisht rregullat e operimit./Gazeta Sinjali/