image Kosovarët që grabisnin banesa në Ksamil, dy kapen nga policia, një shpallet në kërkim

Shqipëri

Kosovarët që grabisnin banesa në Ksamil, dy kapen nga policia, një shpallet në kërkim

news image

Policia e Sarandës ka shkatërruar një grup kriminal, ku ka arrestuar tre persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabisnin banesa në Ksamil, përcjell Gazeta Sinjali.

Në mesin e tre të arrestuarve është edhe pronari i një hoteli i cili është edhe “koka” e bandës së grabitësve, kurse një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar N.N dhe Hilë Memehaj, të dy nga Gjakova si dhe ka shpallur në kërkim, G.M, edhe ky nga Kosova.

Kurse policia ka vënë në pranga edhe pronarin e një hoteli në Ksamil, Vangjel Pella i cili strehonte të tre grabitësit e tjerë në hotelin e tij dhe madje ai përzgjidhte edhe vendet se ku ato do të vidhnin.

Mediat në Shqipëri raportojnë  se vetëm brenda një jave, janë grabitur 4 banesa, dhe se hajdutët kanë marrë para, orendi dhe bizhuteri.

1625778028_grabitja1.jpeg

Mediat kanë publikuar foton e pronarit të një hoteli, Vangjel Pella, i cili ishte edhe koka e grupit që përcaktonte vendet që do të vidheshin dhe strehonte grabitësit nga Kosova./Gazeta Sinjali/