image Kosovarët preken nga gripi sezonal, infektologu tregon simptomat me të cilat po përballen

Shëndetësi

Kosovarët preken nga gripi sezonal, infektologu tregon simptomat me të cilat po përballen

news image

Shumë qytetarë të Kosovës ditëve të fundit janë duke u përballur me gripin sezonal, i cili për disa prej tyre po jetë goxha i lodhshëm. Vetëm gjatë muajit dhjetor u shënuan me qindra raste në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Për Gazetën Sinjali, infektologu Arben Vishaj ka treguar disa nga simptomat e këtij gripi sezonal.

Ai tha se qytetarët të cilët janë prekur nga ky grip kanë simptomat e lodhjes, plogështisë, kollitjes, temperaturë, rrjedhje nga hundët, dhimbje gjymtyrësh dhe frymëzënie.

I njëjti gjithashtu bëri të ditur se momentalisht në Kosovë dy pacientë janë të infektuar me koronavirus dhe tre të tjerë me grip të derrave, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I kemi dy pacientë me koronavirus dhe tre me gripin e derrave. Jemi duke pritur rezultatet edhe për disa raste të tjera, që akoma s’janë konfirmuar. Njëri nga pacientët me gripin e derrave ka qenë në gjendje bukur të rëndë dhe është intubuar.”, tha Vishaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/