image Kosovarët po përballen me kolona të gjata në kufirin Serbi-Kroaci

Kosovë

Statistika/ Kosovarët po përballen me kolona të gjata në kufirin Serbi-Kroaci

news image

Mërgimtarët të cilët zgjedhin Kosovën për t’i kaluar festat e fundviti kanë filluar të kthehen drejt vendeve të Evropës. Numri i madh i qytetarëve që po kthehen ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikat kufitare.

Si zakonisht, kolonat më të gjata krijohen në pikat kufitare me Serbinë. Sipas të dhënave të fundit, në Merdare, mërgimtarët duhet të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova.

Por, nuk mungojnë kolonat as në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Një sinjalizues ka dërguar një video dhe disa fotografi ku shihen autobusët të cilët janë detyruar që të ndalen, pasi kolona është e gjatë dhe nuk ka mundësi për të lëvizur përpara. Poashtu në fotografi shihet se ka rënë mjegullë.

Ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare në Kosovë kolonat janë më të shkurta. Te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 1 mijë metra, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet pritur deri në tri orë.

Në vendkalimin kufitar në Muçibabë pritja është mbi një orë për të dalë nga Kosovë. /Gazeta Sinjali/