Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare.
“Numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:
• Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;
• Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3,379 biznese;
• Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;
• Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;
• Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;
• Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;
• Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;
• Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;
• Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. /Gazeta Sinjali/