Një lloj linçimi me komente janë duke i bërë disa qytetarë të Kosovës në Twitterin e ambasadorit amerikan Philip Kosnett me fjalët “Turp për ty”.
Ambasadori amerikan Philip Kosnett, gjatë ditës së djeshme ka reaguar në Twitter duke mirëpritur seancën për mocionin e mosbesimit të ngritur për rrëzimin e qeverisë nga LDK-ja, raporton Gazeta Sinjali.
E një numër i madh i qytetarëve kanë filluar t’i komentojnë në reagimin e tij, duke e quajtur “Idiot” dhe “Turp për ty”.
Madje në një nga komentet thuhet “As gruaja juaj nuk pajtohet me ty”./ Gazeta Sinjali/