Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa shifra që tregojnë se kosovarët janë fuqia e tretë punëtore në Kroaci.
Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se kosovarët renditen pas serbëve dhe boshnjakëve.
Sipas tij, bazuar në të dhëna zyrtare janë rreth 7 mijë e 900 kosovarë që punojnë në Kroaci.
“Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në Kroaci, janë rreth 7900 shtetas kosovarë me leje të përkohshme pune në Kroaci. Ata janë fuqia punëtore e tretë më e madhe e huaj në Kroaci, pas boshnjakëve dhe serbëve”, ka shkruar Selimi.