Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ende që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19, të vendosura nga institucionet e vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës i ka shqiptuar dënuar me gjobë 690 persona, të cilët shkelën masat antiCOVID-19.
Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më sot numri i rasteve pozitive me SARS CoV2 ka shkuar në 43 mijë e 324.