image Kosova vendos sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi

Politikë

Kosova vendos sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi

news image

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për t’i vendosur sanksione regjimit të presidentit autokrat, Alexander Lukashenko në Bjellorusi.

Në bazë të këtij vendimi, do të sanksionohen 183 individë dhe 26 entitete të lidhura me regjimin e Lukashenkos.

“Pika e katërt është shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko”, deklaroi Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka propozuar Qeverisë vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve të zbatuara nga Bashkimi Evropian deri më tani ndaj Bjellorusisë.

/Gazeta Sinjali/