Përfaqësuesja e Kosovës U21 është përballur me Andorrën U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Dardanët më rezultat të pastër 2-0, mposhtën kundërshtarin.
Dion Berisha në minutën e 82-të dhe Mark Marleku në të 85-ën realizuan për golat e fitores.
Me këtë fitore reprezentacioni i jonë i bashkangjitet Shqipërisë në krye të Grupit G, me nga një fitore që të dyja kundër Andorrës. /Gazeta Sinjali Sporti/