Kombëtarja e Kosovës U19 përgjatë dy ditëve ka zhvilluar stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi bashkë me të përzgjedhurit e tij, janë grumbulluar për t’u përgatitur për turneun “Roma Caput Mundi” i cili zhvillohet në Itali.
Krasniqi është i kënaqur me formën e futbollistëve dhe beson se në kryeqytetin italian do të bëjnë paraqitje të mirë.
Ky turne në të cilin Kosova merr pjesë me futbollistë vendor por edhe nga jashtë, do t’i shërbejë ekipit si parapërgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian, të cilat zhvillohen në muajin tetor.
Edhe futbollistët Blerjon Avdimetaj dhe Arlind Maloku janë optimist për këtë turne. Në Romë ata udhëtojnë për ta mbrojtur epitetin e kampionit të këtij turneu, të cilin e kishte fituar vitin e kaluar gjenerata paraprake.